
Tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit janë rritur ndjeshëm dy ditët e fundit, pas vizitës së presidentit Biden në Kiev dhe deklaratave të sotme.
Kjo për shkak se fjalimet e Biden janë lexuar nga Moska si zgjerimin i përfshirjes së Amerikës në konfliktin e Ukrainës. Prandaj Ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur ambasadoren e SHBA-së, Lynne Tracy për t’i tërhequr vëmendje për “kursin agresiv” të SHBA-së ndaj Kremlinit.
Ministria e Jashtme tha se SHBA po përpiqej të "thellonte konfrontimin" me Rusinë, duke e quajtur një veprim "kundërproduktiv".
Ministria Jashtme ruse gjithashtu i bëri thirrje administratës Biden që të shpjegojë shpërthimet që dëmtuan tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 vitin e kaluar, për të cilat ajo ka pretenduar më parë, pa dhënë prova, se ishin kryer nga Perëndimi.
Fjalimet e Biden gjithashtu bënë Vladimir Putinin të njoftoi se do t'i jepte fund pjesëmarrjes së Rusisë në traktatin e fundit të armëve bërthamore me SHBA-në.
Lini një Përgjigje