
Kryeministri bullgar Rosen Zhelezkov ka paraqitur dorëheqjen e qeverisë së tij, pas javësh protestash në rrugë kundër politikave ekonomike të vendit dhe dështimit të dyshuar për të luftuar korrupsionin.
Zhelezkov njoftoi dorëheqjen e tij në një fjalim televiziv, disa minuta para se parlamenti të votonte për një mocion mosbesimi kundër tij.
Dorëheqja vjen pak para se Bullgaria t’i bashkohet eurozonës më 1 janar. Të mërkurën në mbrëmje mijëra qytetarë morën pjesë në demonstrata, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, mes akuzave për korrupsion të përhapur gjerësisht.
Në Sofje, protestuesit u mblodhën në një shesh qendror pranë parlamentit, ndërtesës së qeverisë dhe pallatit presidencial. Sipas raportimeve, ata projektuan me lazer fjalët "Dorëheqje", "Mafia Jashtë" dhe "Zgjedhje të Drejta" mbi ndërtesën e parlamentit .
Demonstrata u zhvilluan në më shumë se 25 qytete të mëdha në Bullgari, duke përfshirë Plovdivin, Varnën, Veliko Tarnovon dhe Razgradin.
Lini një Përgjigje