TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Mars 2024, 14:47

Propozimi i Macron, Polonia shkakton polemika: Ushtarët e NATO-s tashmë janë në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti
Propozimi i Macron, Polonia shkakton polemika: Ushtarët e NATO-s
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Ministri i Jashtëm polak ka shkaktuar polemika teksa ka thënë se “personeli ushtarak i NATO-s është tashmë i pranishëm në Ukrainë.

Radoslaw Sikorski, i cili po fliste gjatë një konference, nuk bëri të ditur se për cilat vende po fliste.

“Unë do të doja të falënderoja ambasadorët e atyre vendeve që e kanë marrë atë rrezik. Këto vende e dinë se cilët janë, por nuk mund t’i zbuloj. Ndryshe nga politikanët e tjerë, unë nuk do t’i listoj ato vende,” tha ai.

Nuk është e qartë se në çfarë cilësie po përdoren ushtarët.Kjo vjen pasi zyrtarët ushtarakë gjermanë u dëgjuan duke sugjeruar se personeli i shërbimit të Mbretërisë së Bashkuar ishte në terren në Ukrainë në një telefonatë të zbuluar.

Mbretëria e Bashkuar më parë tha se kishte dërguar njësi të vogla në vend për të ndihmuar me trajnimin mjekësor, por nuk parashikonte dislokime në shkallë të gjerë.

Rusia ka paralajmëruar për pashmangshmërinë e një konflikti të drejtpërdrejtë midis saj dhe NATO-s nëse trupat e huaja do të dërgoheshin në Ukrainë.

Ju rikujtojmë se presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë sërish një deklaratë në lidhje me dërgimin e mundshëm të trupave të NATO-së në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë. Macron në një intervistë për median çeke Novinky u shpreh se forcat franceze nuk do të vendosen për momentin në Ukrainë.

Macron tha se në atë deklaratë aq të bujshme, ai u pyet nga një gazetar në një takim me përfaqësues nga 20 shtete në Parisë, se “asgjë nuk mund të përjashtohet”.

“Kjo nuk do të thotë se ne po shqyrtojmë dërgimin e trupave franceze në Ukrainë në të ardhmen e afërt, por po fillojmë një diskutim dhe po shqyrtojmë gjithçka që mund të bëhet për të ndihmuar Ukrainën, veçanërisht në territorin ukrainas”, shtoi ai.

Sipas presidentit francez, pjesëmarrësit e takimit ranë dakord për pesë fusha, ku ata janë të gatshëm të bëjnë më shumë: mbrojtja kibernetike, prodhimi i përbashkët i pajisjeve ushtarake në Ukrainë, siguria e vendeve të kërcënuara drejtpërdrejt nga ofensiva e Rusisë në Ukrainë, veçanërisht Moldavia, mundësia për të ndihmuar Ukrainën në kufirin e saj me Bjellorusinë dhe operacionet e ç’minimit.

“Për më tepër, unë gjithmonë e kam përcaktuar qartë kornizën tonë; se ne nuk po luftojmë kundër popullit rus dhe refuzojmë të përfshihemi në logjikën e përshkallëzimit”, theksoi Macron.

emmanuel macron polonia

Lini një Përgjigje