TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Mars 2024, 22:27

Projeksionet e para e shpallin fitues me rreth 90 për qind, Putin flet para rusëve: U përpoqën të na trembin, por dështuan!

Shkruar nga Pamfleti

Projeksionet e para e shpallin fitues me rreth 90 për qind, Putin flet para

Mbrëmjen e sotme në Rusi u mbyll procesi i votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Ndërkohë që janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit, rezultatet paraprake e shpallin fitues me rreth 90 përqind të votave, presidenti Vladimir Putin.

Ky i fundit mbajti një fjalim para mbështetësve ku u shpreh se fitorja e tij në zgjedhje do të lejojë Rusinë të bëhet më e fortë dhe më efektive.

Duke folur në selinë e tij të fushatës, Putin tha se qeveria e tij po ndërton një vullnet të përbashkët të popullit të Federatës Ruse.

Ai gjithashtu falënderoi qytetarët që dolën në qendrat e votimit dhe shprehu mirënjohje të veçantë për luftëtarët në vijën e parë të frontit në Ukrainë.

Pavarësisht se sa shumë u përpoqën të na trembin, të shtypin vullnetin tonë, ndërgjegjen tonë, askush nuk ka pasur sukses në histori. Ata dështuan tani dhe do të dështojnë në të ardhmen,” shton ai.

putin

Lini një Përgjigje