TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Mars 2026, 20:35

Presidenti i Iranit ultimatum SHBA-së dhe Izraelit: Pa dëmshpërblime nuk ka paqe!

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i Iranit ultimatum SHBA-së dhe Izraelit: Pa
Masoud Pezeshkian

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se çdo marrëveshje për përfundimin e luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin duhet të përfshijë dëmshpërblime dhe garanci ndërkombëtare për sigurinë e vendit.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Pezeshkian theksoi se gjatë bisedave me liderët e Rusisë dhe Pakistanit ka riafirmuar qëndrimin e Iranit për paqe në rajon, por duke vendosur disa kushte për përfundimin e konfliktit.

“E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte, të ndezur nga regjimi sionist dhe SHBA-të, është njohja e të drejtave legjitime të Iranit, pagesa e dëmshpërblimeve dhe garancitë e forta ndërkombëtare kundër agresionit të ardhshëm”, u shpreh ai.

Deklaratat e presidentit iranian vijnë në një moment kur tensionet mbeten të larta dhe udhëheqja në Teheran nuk tregon shenja tërheqjeje nga pozicionet e saj.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se një marrëveshje paqeje me Iranin është e vështirë, duke deklaruar se nuk do të ketë marrëveshje tjetër përveç “dorëzimit pa kushte”.

Megjithatë, edhe pse Trump ka sugjeruar se konflikti mund të përfundojë shpejt, deri më tani nuk është paraqitur një plan i qartë për ndalimin e përshkallëzimit të luftës apo për zgjidhjen e krizës së transportit detar që lidhet me bllokadën e Iranit.

iran masoud pezeshkian izrael trump

Lini një Përgjigje