TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2026, 17:56

“Po bisedojmë me Iranin”, Trump për ‘Fox News’: Mund të arrihet një marrëveshje deri të hënën!

Shkruar nga Pamfleti

“Po bisedojmë me Iranin”, Trump për ‘Fox

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti afatin e tij të së hënës ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje dhe për të hapur Ngushticën e Hormuzit, ndryshe do të përballen me sulme ndaj infrastrukturës së tyre energjetike.

Në një intervistë telefonike me gazetarin e Fox News, Trey Yingst, Trump është shprehur se iranianët që po negociojnë me Shtetet e Bashkuara, të cilët do të jenë pjesë e arritjes së asaj marrëveshjeje, u është ofruar amnisti e kufizua.

Në të kundërt, Trump gjatë intervistës është shprehur se nëse nuk arrihet një marrëveshje, SHBA-ja do të merrte naftën iraniane.

Sipas Fox News, Trump ka deklaruar më tej se iranianët po përpiqeshin të shtynin afatin kohor të negociatave për një marrëveshje, gjë që ai tha se shkaktoi sulmin në urë javën e kaluar.

Më tej ai kishte theksuar se ekziston "një shans i mirë" për një marrëveshje deri në afatin e së hënës, megjithëse nuk ka pasur indikacione publikisht nga zyrtarët iranianë se një marrëveshje ishte afër.

Trump më i ka dhënë Iranit një afat deri më 6 prill për të arritur një marrëveshje ose do të përballej me sulm ndaj infrastrukturës kritike, pasi e kishte zgjatur një afat të mëparshëm me 10 ditë.

 

 

 

trump irani

Lini një Përgjigje