
Vatikani ka konfirmuar zyrtarisht diagnozën për Papa Françeskun, i cili prej të premtes ndodhet i shtruar në spital për të marrë një trajtim të specializuar.
Fillimisht u tha se Papa Frençesku vuante nga bronkiti, por në një deklaratë të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë të Vatikanit u njoftoi se Papa Françesku ka pneumoni të dyfishtë, por "mbetet në humor të mirë"
“Testet laboratorike, radiografitë e gjoksit dhe gjendja klinike e Atit të Shenjtë vazhdojnë të paraqesin një pamje komplekse”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në deklaratë shtohet se “infeksioni polimikrobial, i cili është shfaqur në kontekstin e bronkektazisë dhe bronkitit astmatik, dhe ka kërkuar përdorimin e kortikosteroideve dhe antibiotikëve, e bën trajtimin terapeutik më kompleks”.
Deklarata e Zyrës së Shtypit përfundon duke vënë në dukje se Papa "ka marrë Eukaristinë dhe, gjatë gjithë ditës, ka alternuar pushimin, lutjen dhe leximin. Ai shpreh mirënjohjen e tij për mbështetjen që ndjen në këtë kohë dhe me dashamirësi kërkon që lutjet për të të vazhdojnë".
Lini një Përgjigje