TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Qershor 2024, 20:55

Plas grushti në Parlamentin italian, deputeti i “5 Yjeve” bëhet për spital! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Plas grushti në Parlamentin italian, deputeti i “5 Yjeve”

Seanca e sotme plenare në Parlamentin Italian është shoqëruar me tensione dhe debate, të cilat kulmuan në përplasje fizike.

Pas shfaqjes së pankartave, koreve që këndonin himnin Mameli e O bella ciao, pas pezullimve dhe dëbime të disa deputetëve të opozitës, deputeti Leonardo Donno (M5S) u godit nga kolegu i tij Igor Iezzi i (Lega). Donno u largua nga salla e Kuvendit në një karrige me rrota.

Gjithashtu gjatë përplasjes, raportohet se u lëndua dhe një punonjës i gardës i cili ndërhyri në përpjekje për të rivendosur rendin në sallë.

Nicola Fratoianni nga Avs ishte shpjegoi me detaje episodin e dhunës. Sipas tij, deputeti Lezzi e goditi vazhdimisht Donon me grushta në kokë, duke e bërë atë të bjerë në tokë. Ai shtoi se Dono u ndjeh më pas sëmurë dhe u desh ndërhyrja e mjekëve të cilët më pas e morën deputetin M5S me karrocë.  Pas episodit të dhunës seanca u ndërpre menjëherë.

Lini një Përgjigje