Ish-Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Larry Summers, do të japë dorëheqjen nga posti i profesorit në Universitetin e Harvardit në fund të vitit akademik, sipas New York Times.
Vendimi vjen pasi emri i tij u përfshi në dokumentet e publikuara së fundmi nga qeveria amerikane në lidhje me rastin e financierit Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale.
Zëdhënësi i Harvardit, Jason Newton, konfirmoi se, “si pjesë e shqyrtimit të vazhdueshëm të dokumenteve të publikuara së fundmi nga qeveria”, ish-presidenti i universitetit pranoi dorëheqjen e Summers nga pozicioni akademik.
Dokumentet përfshijnë komunikime personale mes Summers dhe Epstein, por nuk tregojnë se ish-zyrtari amerikan ka kryer shkelje ligjore.
Summers shërbeu si Sekretar i Thesarit gjatë presidencës së Bill Clinton dhe më pas drejtoi Universitetin e Harvardit në fillim të viteve 2000. Në nëntor, ai njoftoi se do të tërhiqej nga jeta publike, megjithëse fillimisht kishte planifikuar të mbante pozicionin e tij në universitet.
Ai gjithashtu dha dorëheqjen nga bordi drejtues i OpenAI, kompania që zhvillon platformën e inteligjencës artificiale ChatGPT.
Në një deklaratë të mëparshme, Summers u shpreh se ishte “thellësisht i turpëruar” për lidhjet e tij me Epstein dhe se do të tërhiqej nga disa angazhime për t’u fokusuar në marrëdhëniet me familjen.
Ky Epstein u be si puna e atij belaxhiut që la amanet kur të vdiste t’i vinin nje lak rreth qafe e litarin tia nxirrnin jashte varrit e kur e terhoqen qente naten neper fshat të nesermen xhandaret rrahen tere fshatin.