
Uashingtoni publikoi dje listën e 75 shteteve, me të cilat ka pezulluar përpunimin e vizave të emigrimit, mes të cilëve është edhe Shqipëria.
Sigurisht që në listë janë disa prej vendeve më të varfra, më të korruptuara dhe më problematike në planet.
Por në listë nuk është përfshirë Venezuela.
Mediat amerikano-latine raportojnë se vendimi për të mos përfshirë Venezuelën në këtë listë është marrë nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.
Vendimi vjen pasi para disa javësh, forcat e sigurisë së SHBA arrestuan presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro.
Ky i fundit mbahet në burg në SHBA dhe pritet të gjykohet për akuza të rënda që lidhen me trafikun e drogës dhe armëve.
Kujtojmë se Uashingtoni e akuzon Maduron edhe se ka nxitur flukse të mëdha emigratore drejt SHBA me keqqeverisjen e tij.
Me mik e paska edhe Amerika. Le të vij ta arrestoi kreun e narkotrafikut dhe korrupsionit dhe të na heq nga lista si Venezuelën.