
Kjo dyshe udhëheqësish, ka si synim të dukshëm shumëfishimin e pushtetit të njëri-tjetrit, në kurriz të institucioneve dhe konkurrentëve të tyre.
Njëri është njeriu më i pasur në botë, përçarës në çdo sektor që i ka tërhequr vëmendjen dhe ku ka investuar. Tjetri është njeriu më i pushtetshëm në botë, në krye të fuqisë më të madhe ekonomike dhe ushtarake që ka njohur njerëzimi.
Ata bashkëpunuan në zgjedhjen e njërit për presidencën e Shteteve të Bashkuara, ku ai do të gëzojë një pushtet të pakufizuar, për shkak të dëmeve që u shkaktoi institucioneve në mandatin e tij të mëparshëm. Elon Musk shpenzoi rreth 250 milionë dollarë, shumë kohë dhe energji personale për të zgjedhur sërish Donald Trumpin në krye të SHBA-së.
Sot, ata po punojnë së bashku për të formuar një qeveri, e cila do të dëmtojë më tej strukturën e shtetit në Amerikë, në përputhje të plotë me vullnetin e Trump. Së bashku ata po zgjedhin drejtuesit e agjencive që u janë besuar sektorët rregullues, në të cilët është aktiv Musk si dhe miqtë e tjerë të Trump.
Kjo dyshe udhëheqësish, ka si synim të dukshëm shumëfishimin e pushtetit të njëri-tjetrit, në kurriz të institucioneve dhe konkurrentëve të tyre (në politikë, biznes e kështu me radhë). Në dallim nga institucioni i dy konsujve që drejtonin dikur Romën (përpara se ajo të shndërrohej në një perandori), këta të dy nuk kanë ndërmend që të kontrollojnë teprimet e njëri-tjetrit. Përkundrazi, ata duan që t’i japin mundësi njëri-tjetrit mundësinë që të ecin akoma më tej në synimet që kanë. Kjo aleancë, do t’i bëjë ata edhe më të fuqishëm, një kërcënim për jetën politike, sociale por edhe të biznesit në Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës.
E megjithatë, pikërisht tek kjo plotfuqishmëri fshihet edhe dobësia e tyre. Trump dhe Musk janë qartazi entuziastë për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e tyre të ngushtë. Ata janë për momentin të pandashëm. Musk po sillet si një anëtar i familjes së Trump, dhe presidenti i sapozgjedhur po përmbush çdo dëshirë të Musk.
Megjithatë, gjykuar nga jeta e tyre, miqësia për ta nuk është një qëllim në vetvete, por një mjet për të korrur suksese të mëtejshme. Marrëdhëniet e tyre personale, profesionale dhe politike janë gjithmonë sipas kushteve të tyre, pa respektuar rregullat, të drejtën apo personalitetin e të tjerëve.
Kështu, ndërsa pasuria e njërit apo fuqia politike e tjetrit, është e dobishme për secilin, Trump dhe Musk do të mbulojnë njëri-tjetrin me vlerësime reciproke. Si çdo çift i ri, ata po shfaqin tani për tani veten e tyre më të mirë. Por secili beson se tjetri i ka borxh, se ai e dominion atë, së bashku me gjithçka që zotëron tjetri.
Në këtë deluzion narcisist ekstrem, ku ata janë të interesuar vetëm për dobinë e të tjerëve, pasuria e tyre dhe fuqia e vërtetë, e fryn akoma më shumë megalomaninë e tyre tashmë të madhe. Dhe kjo vlen për të dy. Në një moment, dikush do të veprojë në një mënyrë që do ta bëjë tjetrin të ndiejë se nuk e konsideron atë aq madhështor sa konsideron veten.
Duke qenë se asnjëri nuk është në gjendje të bëjë kompromise, të sillet sipas rregullave të bashkëjetesës që vlejnë për pjesën tjetër të botës, ata do ta konsiderojnë edhe pikëpyetjen më të vogël ndaj gjenialitetit dhe autoritetit të tyre - pra kritikën më të vogël - si një goditje shkatërrimtare për thelbin e saj që ata janë se brendshmi.
Dhe kjo do të shkaktojë një reagim të furishëm, pasi lojtari që e konsideronte veten si mjeshtër të lojës, do të kuptojë befas se për tjetrin ka qenë thjesht idioti i dobishëm i radhës. Përplasja që do të pasojë, do të jetë me përmasa epike. Ata do ta gjejnë veten duke u “përleshur: në një ring të mundjes amerikane, një nga sportet që Trump e pëlqen aq shumë sa që zgjodhi si Ministër të Arsimit një ish-drejtor ekzekutiv të një lige profesioniste në këtë fushë.
Musk do të kuptojë shumë shpejt se pasuria është një iluzion kur ndeshet me pushtetin e vërtetë, pra pushtetin politik dhe shtetëror që ekziston kur janë të shkëputur nga prangat e tyre. Musk do të bënte mirë të pyeste veten, se ku janë sot pasanikët e fuqishëm që rrethonin dikur Vladimir Putinin./Përshtati “Pamfleti” nga “Kathimerini”
Lini një Përgjigje