TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Maj 2026, 19:44

Përplasen dy trena ‘kokë më kokë’ në Gjermani, 27 të plagosur; 5 prej tyre në gjendje të rëndë!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasen dy trena ‘kokë më kokë’ në
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Düsseldorf-it në Gjermani, ku dy tramvaje janë përplasur ballë për ballë në një nga kryqëzimet më të frekuentuara të zonës urbane, duke shkaktuar dhjetëra të plagosur dhe panik mes pasagjerëve.

Sipas autoriteteve gjermane, të paktën 27 persona janë transportuar me urgjencë drejt spitaleve të qytetit, ndërsa pesë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Përveç të plagosurve të dërguar në spital, edhe 28 persona të tjerë morën ndihmë mjekësore në vendngjarje për dëmtime më të lehta dhe gjendje shoku.

Përplasen dy trena ‘kokë më kokë’ në

Përplasja ndodhi në kryqëzimin mes “Berliner Allee” dhe “Graf-Adolf-Straße”, në rrethana që ende nuk janë sqaruar nga autoritetet. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të shumta në pjesën e përparme të të dy tramvajeve, ndërsa ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia mbërritën menjëherë për të evakuuar pasagjerët dhe për t’u dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Një zëdhënës i zjarrfikësve deklaroi se operacioni i shpëtimit u zhvillua me vështirësi për shkak të numrit të madh të pasagjerëve dhe gjendjes së disa prej të plagosurve. Megjithatë, të gjithë udhëtarët arritën të nxirreshin nga tramvajet pa mbetur të bllokuar.

Policia gjermane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa deri më tani nuk është përjashtuar asnjë pistë, përfshirë gabimin njerëzor apo një problem teknik në sistemin e sinjalistikës. Trafiku në zonë u bllokua për disa orë, ndërsa autoritetet u kërkuan qytetarëve të shmangin qarkullimin në qendër të Düsseldorf-it.

përplasen dy tramvaje në gjermani

Lini një Përgjigje