Dy helikopterë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përplasur gjatë një misioni stërvitor mbi Kentaki të mërkurën mbrëma, tha një zëdhënëse e Ushtrisë.
Guvernatori i Kentakit tha se pritet të ketë fatalitete dhe kërkoi nga publiku të luten për të gjithë të prekurit.
“I kemi marrë disa lajme të këqija nga Fort Campbell, pas raportimeve të hershme për një përplasje helikopterësh dhe priten fatalitete”, tha ai në një postim në Tëitter.
Por, ende nuk është konfirmuar nëse ka pasur viktima nga ky aksident, sipas raportimeve nga Reuters dhe Neë York Times. Zëdhënësja e Ushtrisë, Nondice Thurman, tha në orët e para të së enjtes se nuk dihet gjendja e pjesëtarëve të ekuipazhit.
Incidenti ndodhi në orën 22:00 të së mërkurës, kur dy ekuipazhe të ushtrisë amerikane po fluturonin me helikopterë të llojit HH60 Blackhaëk.
Pas përplasjes, helikopterët raportohet të jenë rrëzuar në Trigg të Kentakit, në perëndim të bazës ushtarake Fort Campbell.
Ushtria lokale ka konfirmuar se helikopterët e tyre ishin të përfshirë në këtë incident.
“Komanda është aktualisht e fokusuar në kujdesin për pjesëtarët e shërbimit dhe familjarët e tyre”, tha një zëdhënës i bazës ushtarake Fort Campbell për BBC-në.
Lini një Përgjigje