
Një ish-këshilltare bashkiake në Brazil ka kthyer një tualet dhe dy lavamanë që kishte hequr nga zyra e saj pasi humbi garën për një mandat tjetër
Pamje filmike të një prej punonjësve të Janaína Lima-s duke marrë pajisjet u postuan online ndërsa mandati i saj si këshilltare në Sao Paulo përfundoi.
“Vendosa të dhuroj pajisjet që bleva me burimet e mia për dhomën e këshillit”, tha ajo në një deklaratë në X, pas kritikave në rrjetet sociale.

“Natyrisht, as unë dhe as këshilltarët e mi nuk kemi nevojë për një tualet”, shtoi ajo.
Kamerat e sigurisë regjistruan punonjësit në zyrën e saj duke hequr pajisjet që ishin instaluar kur ajo mori detyrën tetë vite më parë.
Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, Lima tha se renovimi i banjës ishte paguar me paratë e saj dhe për këtë arsye nuk ishte një pasuri që i përkiste këshillit.
Lima tha se kishte ndjekur udhëzimet e departamentit juridik, i cili kishte sugjeruar që të gjitha burimet e instaluara personalisht duhej të hiqeshin. Ndërkohë pasuesi i saj deklaroi se në tualet kishte dhe një dush.
Lini një Përgjigje