
Në natën e Vitit të Ri, një oficer policie i dehur liroi 13 kriminelë që mbaheshin në një burg në Zambia. Ky i fundit i siguroi se kishin leje për t'u larguar.
Trembëdhjetë kriminelë të dyshuar u liruan në natën e Vitit të Ri, ndërsa ende nuk janë ndaluar nga policia.
Në një deklaratë, policia e Zambisë shpjegoi se oficeri i policisë, “në gjendje të dehur”, i kishte marrë me forcë çelësat një prej kolegëve të tij. Ai më vonë hapi dyert e qelive të burrave dhe grave dhe i urdhëroi ata të largoheshin, duke thënë se ishin të lirë.
Nga 15 të burgosurit e përfshirë, 13 prej tyre dolën me nxitim nga qelitë e tyre.
Midis tyre ka "të dyshuar që ndiqen penalisht për krime të rënda" dhe "fakti i lirimit të tyre mund të përbëjë një rrezik të konsiderueshëm për sigurinë publike".
Lini një Përgjigje