TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2025, 21:53

Përdornin prostitutat si karrem, si futeshin në kurth politikanët dhe zyrtarët e drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Përdornin prostitutat si karrem, si futeshin në kurth politikanët

Policia braziliane njoftoi sot se kishte arrestuar pesë anëtarë të një bande të krijuar për të spiunuar politikanë dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë.

Banda u krijua nga një kolonel në pension, sipas një burimi të mirinformuar. Një dokument i sekuestruar nga policia dhe i parë nga agjencia e lajmeve Reuters thotë se banda quhej "Comando C4" - ose thjesht C4 shkurt - dhe reklamonte se ndërmerrte "gjuetinë e komunistëve, njerëzve të korruptuar dhe kriminelëve" kundrejt një pagese.

Dokumenti deklaronte se banda ngarkoi afërsisht 38,000 euro për sulme kundër zyrtarëve të lartë gjyqësorë dhe 23,000 euro për sulme kundër senatorëve. Sipas të njëjtit burim, anëtarët e C4 kishin armë dhe eksplozivë, ndërsa përdornin prostituta si "karrem".

Nuk është e qartë nëse zyrtarë të lartë janë shënjestruar nga C4, por hetimi filloi kur policia po hetonte vrasjen e një avokati 56-vjeçar në Cuiaba, shteti Mato Grosso.

Roberto Zambieri u qëllua brenda makinës së tij natën e 5 dhjetorit 2023.

Lini një Përgjigje