TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2025, 21:02

Sherri që nisi në Tiranë hidhet pas krahëve, Macron i shkon në shtëpi Melonit!

Shkruar nga Pamfleti
Sherri që nisi në Tiranë hidhet pas krahëve, Macron i shkon
Takimi në Tiranë

Macron vizitë zyrtare në Romë më 3 qershor...

Presidenti Francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, duket se kanë lënë pas tensionin e nisur mes tyre gjatë samitit të BE në Tiranë.

Gjatë samitit, Meloni nuk u ftua të merrte pjesë në një telefonatë të përbashkët me Donald Trump. Ajo u tha gazetarëve italianë se ishte bllokuar për shkak të refuzimit të saj për të dërguar trupa në Ukrainë si pjesë e një "koalicioni të vullnetit" të propozuar.

Macron, i cili ishte në bisedë me Sir Keir Starmer, Donald Tusk, presidentin e Polonisë dhe Friedrich Merz, kancelarin gjerman, akuzoi zonjën Meloni për përhapjen e dezinformatave.

Por duket se të dy liderët kanë vendosur të “shkrijnë akujt”. Sipas mediave italiane, të martën, më 3 qershor, në Romë do të zhvillohet një takim i rëndësishëm mes kryeministres italiane dhe presidentit francez. Lajmi konfirmohet nga burime të Palazzo Chigi, të cilat bëjnë me dije se në qendër të bisedimeve do të jenë temat kryesore të axhendës dypalëshe, asaj europiane dhe ndërkombëtare, raporton “Corriere Della Sera”.

Takimi vjen pas një periudhe tensionesh të përsëritura mes dy liderëve, që kulmuan sidomos mbi pozicionet ndaj Ukrainës, krizës së migracionit dhe vlerave sociale në dokumentet zyrtare europiane.

Më 14 qershor 2024, në samitin e G7 në Pulia, Macron kërkoi që të përfshihej e drejta për abort në deklaratën përfundimtare – një kërkesë që u refuzua, dhe takimi me Melonin u përshkrua si "i ftohtë".

Në 17 tetor 2024, në Këshillin Europian të Brukselit, Franca kundërshtoi projektin e Italisë për të vendosur qendra migracioni në Shqipëri dhe, bashkë me Spanjën dhe Gjermaninë, bojkotuan një takim të thirrur nga Meloni për të diskutuar krizën.

Por përplasja më e drejtpërdrejtë ndodhi më 16 maj 2025 në Tiranë dhe bëri mjaft bujë në mediat e huaja.

Takimi i 3 qershorit shihet si përpjekje për të rifilluar dialogun dhe për të evituar thellimin e përçarjeve mes dy shteteve kyçe të BE-së, në një moment kritik për stabilitetin europian dhe pozicionimin ndaj luftës në Ukrainë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje