Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka anuluar në minutën e fundit pjesëmarrjen e tij në një takim me udhëheqësit evropianë mbi luftën ruso-ukrainase.
Takimi i ashtuquajtur i formatit të Berlinit u zhvillua në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih me udhëheqësit e vendeve evropiane, BE-së, NATO-s dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensyy.
Pritej që Rubio të bashkohej në diskutime, por ai e anuloi pjesëmarrjen e tij në minutën e fundit për shkak të përplasjeve në orar.
"Sekretari nuk do të marrë pjesë në takimin e Formatit të Berlinit për Ukrainën, duke pasur parasysh numrin e takimeve që ka zhvilluar në të njëjtën kohë. Ai po merret me çështjen e marrëdhënieve Rusi-Ukrainë në shumë nga takimet e tij këtu në Mynih", tha një zyrtar amerikan.
Një zyrtar evropian e përshkroi situatën për Financial Times si "të çmendur", ndërsa një politikan tjetër deklaroi se "takimi nuk kishte kuptim" pa pjesëmarrjen e Rubios.
Përpara Konferencës së Sigurisë në Mynih, Rubio kishte thënë se mund të takohej me Zelenskyn . Rubio është planifikuar gjithashtu të flasë në konferencë të shtunën dhe shprehu shpresën se mesazhi i tij atje do të "pritet mirë " .
Lini një Përgjigje