TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2025, 18:13

Pentagoni në panik, Sekretari i Mbrojtjes së SHBA thërret mbledhje urgjente

Shkruar nga Pamfleti

Pentagoni në panik, Sekretari i Mbrojtjes së SHBA thërret

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Pete Hegset do të zhvillojë një takim emergjent me qindra gjeneralë dhe admiralë më 30 shtator në një bazë të Korpusit të Marinës në Virginia.

Arsyet e takimit nuk janë bërë të ditura, duke shkaktuar panik midis komandës ushtarake, raporton “The Washington Post”.

Sipas medias, nuk dihej ndonjë rast kur kreu i Pentagonit të kishte urdhëruar një mbledhje të tillë gjeneralësh dhe admiralësh.

Disa personel ushtarak shprehën shqetësime në lidhje me implikimet e sigurisë së takimit.

WP vëren se urdhri erdhi pasi Hegset njoftoi ndryshime të mëdha brenda Pentagonit, duke përfshirë një ulje prej 20% të numrit të gjeneralëve.

 

Lini një Përgjigje