
Presidenti i Palestinës dhe Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmoud Abbas, ka folur ditën e sotme përmes një lidhje “live” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Fjalimi i tij është përqendruar te situata në Gaza dhe kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor.
Sot, rreth 700,000 kolonë izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, shkruan A2 CNN.
"Qeveria ekstremiste izraelite vazhdon të zbatojë politikat e saj të vendbanimeve... e fundit ishte plani i ndërtimit për E1, i cili do ta ndante Bregun Perëndimor në dy pjesë dhe do ta izolonte Jerusalemin e pushtuar nga rrethinat e tij, si dhe do të minonte opsionin e zgjidhjes me dy shtete, në një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit", tha mes të tjerash Abbas.
Ai paralajmëron gjithashtu për "terrorizmin e kolonëve".
Abbasi shton: “Ata djegin shtëpitë dhe fushat, shkulin pemët dhe sulmojnë fshatrat, si dhe sulmojnë civilë palestinezë të paarmatosur. Në fakt, ata i vranë ata në mes të ditës nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite.”
Lini një Përgjigje