
Izraeli ka marrë në dorë emrat e pengjeve që do të lirohen në ditën e parë të armëpushimit të planifikuar midis Hamasit dhe Izraelit, raporton Channel 12 i Izraelit.
Vetëm pak çaste më parë, një zyrtar i Hamasit i kishte thënë Reuters se emrat e pengjeve izraelitë që do të liroheshin do të jepeshin së shpejti.
Pas 470 ditësh luftë, armëpushimi që ishte vendosur të vinte në fuqi midis Izraelit dhe Hamasit në orën 6:30 të mëngjesit të sotëm është vonuar.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se armëpushimi nuk do të fillojë derisa Hamasi të sigurojë një listë të pengjeve që do të liroheshin gjatë ditës.
Hamasi tha se vonesa ishte për arsye "teknike".
Lini një Përgjigje