TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Janar 2024, 16:11

Pëlqen operacionet plastike dhe pozon nudo, kush është modelja me tatuazhe që kandidon kundër Putin

Shkruar nga Pamfleti

Pëlqen operacionet plastike dhe pozon nudo, kush është modelja me

Por sipas kritikëve kandidatura e saj është një lojë promovuese për zgjedhjet në Rusi, çka përmirëson gjithashtu dhe imazhin e kandidatëve të mëdhenj, përfshirë dhe Putin.

Një influencuese bukurie me shumë tatuazhe në trup, që pozon nudo në rrjet dhe admiron shamanët (shëruesit natyror), është lejuar të kandidojë kundër Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale ruse.

Rada Russkikh, 39 vjeçe, e cila është e fiksuar pas ndërhyrjeve estetike është quajtur nga mediat vendase “kandidatja e tmerrit”. Ndërsa, ajo pranon se nuk është e interesuar të marrë postin nga Putin, por e bën këtë për të sensibilizuar për manipulimin e zgjedhjeve në përgjithësi, shkruan rrjeti britanik Metro.

Pëlqen operacionet plastike dhe pozon nudo, kush është modelja me

Ajo shprehet se kërkon të sensibilizojë për faktin se zgjedhjet tentojnë të bëjnë diktatorët të duken normalë apo kompetentë.

Kritikat kryesore të Russkikh ndaj Putin janë menaxhimi i ekonomisë, e cila është përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.

“E kuptoj pse ankohen shumë për rusët, sepse ne i sjellim botës jo vetëm femra të bukura dhe artistë makijazhi. Nuk mund të fshihemi më pas letërsisë ruse apo heroizmave të së shkuarës”, u shpreh ajo, duke përmendur më tej pasionin për kirurgjinë estetike duke treguar me krenari se ka bërë 16 operacione.

Modelja tregon më tej se admiron shëruesit natyrorë, të njohur si shamanët, teksa ishte takuar me çiftin e famshëm të shëruesve të ritualeve Magua e Tina, në Meksikë.

Ajo thotë se eksperienca ishte fillimisht shumë shpirtërore por çuditërisht më pas dyshja “kishin dëgjuar zëra në kokën e tyre që i thonin ta vrisnin të ftuarën”, kështu që ajo mezi kishte arritur të largohej e të shpëtonte.

Pëlqen operacionet plastike dhe pozon nudo, kush është modelja me

Russkikh ka rreth 700,000 ndjekës në rrjetet sociale dhe emri i saj është pranuar tashmë nga komisioni zgjedhor si kandidate.

Pëlqen operacionet plastike dhe pozon nudo, kush është modelja me

Por sipas kritikëve kandidatura e saj është një lojë promovuese për zgjedhjet në Rusi, çka përmirëson gjithashtu dhe imazhin e kandidatëve të mëdhenj, përfshirë dhe Putin.

Kandidati më i madh i Putinit është Alexei Navalny, i cili është dënuar me 19 vite të tjera burg, po ashtu edhe armiku tjetër i Kremlinit, Vladimir Kara-Murza është dënuar me 25 vjet burg.

Pëlqen operacionet plastike dhe pozon nudo, kush është modelja me

Një tjetër kandidat i mundshëm opozitar Mikhail Khodorkovsky, u burgos me akuza të dyshimta, dhe tani është larguar drejt Britanisë.

Pëlqen operacionet plastike dhe pozon nudo, kush është modelja me

Një tjetër kandidat spekulohet se mund të ishte ishte i mercenarëve Wagner, Yevguney Prigozhin, por ai vdiq në një aksident të dyshimtë ajror në gusht 2023.

Pëlqen operacionet plastike dhe pozon nudo, kush është modelja me

Shumë kandidatë të vegjël që po regjistrohen për të garuar me Putin janë vetëm emra liste që nuk pritet të marrin 10% të votës./Metro

vladimir putin rada russkikh

Lini një Përgjigje