Po sikur kru i Telegram të këtë rënë dakord t’i japë Francës “çelësat” për të zbërthyer bisedat e grupeve kriminale në “Telegram”?
A mund të ketë qenë vërtet një njeri si Pavel "Pasha" Durov aq i pamatur sa të shkelte në një vend ku e priste një urdhër arresti? Me sa duket kështu ka ndodhur. Avioni privat me të cilin ai po udhëtonte nga Baku, Azerbajxhan, kërkoi autorizim për ulje në aeroportin Bourget, një aeroport i vogël në periferi të Parisit.
Forcat e sigurisë u alarmuan dhe kreu i Telegram u prit në pistë nga Polaria franceze që e ndaloi. Në seancën e jashtëzakonshme të së dielës në mbrëmje u konfirmua dënimi me burgim. Ambasada e Moskës ka marrë masa, Durov është nga Shën Petersburgu, megjithëse është larguar përfundimisht nga Federata dhjetë vjet më parë. Diplomatët kanë kontaktuar avokatin e tij, teksa thonë se ende nuk janë informuar për akuzat; por Parisi lejon që të mbizotërojë natyralizimi francez i miliarderit. Dhe kështu situata mbetet nën një atmosferë misteri.
Së pari. Pse ishte Pasha në Baku? Pse presidenti rus Vladimir Putin ndjeu nevojën për të sqaruar, përmes zëdhënësit të tij të hënën, se ai "nuk e takoi Durovin"? Së dyti. Hetuesit francezë thanë se bëhej fjalë thjesht për një çështje sipërfaqësore, dëshirë për një darkë në Senë. Por ka edhe nga ata që sugjerojnë një marrëveshje. Ose një lloj shkëmbimi. E pamundur? Telegrami në një deklaratë shprehet se CEO Pavel Durov nuk ka asgjë për të fshehur dhe udhëton shpesh në Evropë. “Është absurde të pretendosh se një platformë ose pronari i saj është përgjegjës për abuzimin e ndjekësve të asaj platforme. Gati një miliard përdorues përdorin Telegramin si një mjet komunikimi dhe si një burim informacioni jetik", tha “Telegram”.
Megjithatë, zyra e prokurorit të Parisit ka hartuar një listë të gjatë krimesh të bujshme të mundësuara nga aplikacioni i mesazheve të koduara dhe mungesa e kontrollit të tij: nga trafiku i drogës te terrorizmi, nga pornografia e fëmijëve te pastrimi i parave. Dhe Pasha Durov është njeriu që ka kodet e hyrjes në këtë botë nënujore. Po sikur të kishte vendosur të jepte një sërë çelësash në këmbim, për shembull, për mbrojtje? Duket e njëjta skemë si me “SKY ECC”, ku Franca zbërtheu aplikacionin. Vallë do të ndodhë dhe me “Telegram”? /Përshtati “Pamfleti” nga “Sky News”
Lini një Përgjigje