TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Gusht 2024, 11:48

Presidencialet amerikane: Cilat janë shtetet e lëkundura, dhe kush do të fitojë në secilin prej tyre?

Shkruar nga David Charter

 

Presidencialet amerikane: Cilat janë shtetet e lëkundura, dhe kush do
Donald Trump dhe Kamala Harris /

Kalendari i tubimeve elektorale të Kamala Harris dhe Donald Trump, e ka bërë të qartë se zgjedhjet e këtij nëntori do të diktohet kryesisht në një pjesë të vogël shtetesh. Pra kandidati republikan Trump dhe rivalja e tij demokrate Harris, do të fokusohen në 5 shtete të lëkundura Biden: Arizona, Georgia, Michigan, Pensilvania dhe Wisconsin. Por shumë vëmendje do të kenë edhe 2 shtete të tjera: Nevada dhe Karolina e Veriut.

Georgia

Votat në Kolegjit Zgjedhor: 6. Biden fitoi në vitin 2020 me 11.779 vota diferencë.

Ky shtet ka vite që priret drejt demokratëve, e nxitur nga rritja ekonomike e Atlantës dhe e periferive të saj. Megjithatë, sondazhet sugjerojnë se Trump ka mbështetjen e më shumë votuesve të rinj. Ekonomia mund të jetë më pozitive për Harris, për shkak të rritjes së prodhimit pa ndotje, që e ka bërë këtë shtet një lider kombëtar. Vazhdimi i gjyqit kundër Trump për shantazh ndaj autoriteteve të këtij shteti dhe për shumë ndërhyrje gjatë vitit 2020, mund të jetë një faktor përcaktues në këto zgjedhje.

Arizona

Votat në Kolegjin Zgjedhor: 11. Biden fitoi në vitin 2020 me 10.457 vota diferencë. Kufiri prej qindra kilometrash me Meksikën, e vendos atë në qendër të çështjes kryesore në këto zgjedhje:migracionit dhe debatit rreth mënyrës sesi të parandalohen kalimet e paligjshme dhe të trajtohen azilkërkuesit. Trump është përpjekur ta sulmojë Harrisin për shtimin e e kalimeve të paligjshme në kufi.

Ky shtet ishte subjekt i pretendimeve për manipulimin e zgjedhjeve nga Trump dhe aleatët e tij në vitin 2020, dhe po përgatitet për një raund tjetër akuzash dhe kundër-akuzash të ngjashme.

Zyrtarët e zgjedhjeve u përballën me kërcënime me vdekje dhe disa kanë dhënë dorëheqjen. Autoritetet po ndërmarrin hapa që zgjedhjet e këtij viti të shihen si të besueshme, si rishikimi i listave zgjedhore dhe mundësisë së gjurmimit të votave me postë.

Presidencialet amerikane: Cilat janë shtetet e lëkundura, dhe kush do

Wisconsin

Votat në kolegjin zgjedhor:10. Biden fitoi në vitin 2020 me 20.682 vota diferencë. Wisconsin është ish-bastion demokrat i Mes-Perëndimit ku Trump fitoi në 2016-ën, pasi Hillary Clinton e mori si të mirëqenë fitoren, duke mos e vizituar asnjëherë gjatë fushatës së saj. Harris nuk do ta bëjë atë gabim, dhe vizitat e rregullta të Trumpit atje, tregojnë se të dy po i kushtojnë shumë vëmendje këtij shteti.

Republikanët fituan në zgjedhjet e mesit të mandatit në vitin 2022, por një gjykatës liberal u zgjodh në Gjykatën e Lartë të shtetit në prill të vitit të kaluar. Ndërkohë, primaret partiake sollën disa surpriza këtë vit, me vota të shumta proteste kundër Trump dhe Biden.

Pensilvani

Vota në Kolegjin Zgjedhor: 19. Biden fitoi në vitin 2020 me 80.555 vota diferencë. Bashkë me Michigan dhe Wisconsin, ky shtet është pjesë e të ashtuquajturit Muri Blu me 18 shtete veriore dhe bregdetare, që janë fituar nga çdo kandidat presidencial demokrat midis viteve 1992-2012. Pensilvania është gjithashtu një nga shtetet kyçe, pasi ka mbështetur fituesin që nga zgjedhjet e vitit 2008.

Në përputhje me rolin e saj si pjesë e qendrës industriale të SHBA-së, ekonomia përmendet vazhdimisht si çështja kryesore. Një sondazh në qershor nga Quinnipac, tregoi se pas ekonomisë shqetësim ishte ruajtja e demokracisë (28 për qind), dhuna e armëve (9 për qind), aborti (8 për qind) dhe migracioni (7 për qind). Ndërkohë, një nga senatorët demokratë të këtij shteti garon për një mandat të ri.

Karolina e Veriut

Votat e Kolegjit Zgjedhor: 16. Trump fitoi në vitin 2020 me 74.483 vota diferencë. Këtu u shënua fitorja me e ngushtë e ngushtë e Trump në vitin 2020. Biden fitoi në 8 nga 10 qarqet më të mëdha, duke treguar se qytetet janë bastione të demokratëve. Sondazhet tregojnë se ekonomia është çështja kryesore, e cila ka të ngjarë të ndikojë tek votuesit kryesorë të pavarur në zgjedhjet e nëntorit. Vendi në Senat u mbajt nga republikanët në zgjedhjet e 2022-it, duke sugjeruar që Trump mbetet sërish favorit. Po ashtu, mbahen edhe zgjedhjet për guvernator edhe për prokurorin e përgjithshëm të shtetit.

Nevada

Votat e Kolegjit Zgjedhor:6. Biden fitoi në vitin 2020 me 33.596 vota diferencë. Edhe pse ishte një fortesë e Biden në vitin 2020, Nevada ishte 1 nga vetëm 6 shtetet vendet ku Trump e përmirësoi votën e tij në krahasim me vitin 2016. Mbështetja ndaj demokratëve vjen më shumë nga unionistët por edhe pakicat. Megjithatë po këto grupime, kanë vuajtur në mënyrë disproporcionale nga inflacioni dhe humbja e vendeve të punës gjatë Covid-19.

Ndaj ka shenja se Trump po merr një mbështetje në rritje prej tyre. Nevada është një nga shtetet me rritjen ekonomike më të shpejtë në vend, por ajo ka gjithashtu një nga nivelet më të larta të papunësisë. Ndërsa demokratët e mbajtën vendin në Senat në vitin 2022 në një garë shumë të ngushtë, e humbën garën për guvernatorin. Popullsia 30 për qind hispanike e Nevadës do të jetë vendimtare, dhe ajo po afrohet me Trump.

Michigan

Vota në Kolegjin Zgjedhor:15. Biden fitoi në vitin 2020 me 154.188 vota diferencë. Forca e demokratëve në këtë shtet, vjen nga familjet e sindikatave në këtë shtet të njohur për prodhimin, veçanërisht për industrinë e makinave, ku të dy kandidatët kanë pikëpamje shumë të ndryshme për të ardhmen:Harris mbështet revolucionin e gjelbër, ndërsa Trump e refuzon atë.

Me rënien e shitjes së makinave elektrike dhe premtimin e Trump për të rritur prodhimin e naftës, ky i fundit ka një qëndrim të fortë pro tradicionalist. Ndërkohë shumë nga ligjet e miratuara në kohën e Joe Biden, janë përdorur për të shtuar stacionet e karikimit të makinave elektrike si dhe për të rritur vendet e punës në prodhimin e baterive dhe këtyre makinave.

Një qëndrim pro-izraelit në luftën e Gazës, mund të sjellë humbjen e votave të jo pak demokratëve, sidomos tek popullata e madhe myslimane në këtë shtet, por edhe tek studentët e universiteteve. 101.449 vota abstenuese u gjetën në kutitë e votimit në zgjedhjet paraprake demokrate, shumica në protestë ndaj qasjes së Biden ndaj luftës në Gaza. Harris ka sinjalizuar prej kohësh se do të jetë më e ashpër ndaj Izraelit sesa presidenti aktual.

kamala harris donald trump presidencialet shtetet e lëkundura

Lini një Përgjigje