TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Gusht 2024, 11:18

Mbytja e jahtit të "Bill Gates"-it britanik në Siçili, kapiteni nën hetim për vrasje

Shkruar nga Pamfleti

Mbytja e jahtit të "Bill Gates"-it britanik në

Prokurorët italianë kanë nisur një hetim kundër James Catfield, kapitenit të jahtit të milionerit britanik Mike Lynch, i cili u mbyt shtatë ditë më parë pranë Palermos, duke shkaktuar vdekjen e Lynch dhe gjashtë persona të tjerë.

Catfield 51 vjeç, një shtetas i Zelandës së Re, është nën hetim për vrasje dhe mbytje të anijes, raportuan të përditshmet italiane La Repubblica dhe Corriere della Sera, siç raportohet nga Reuters.

Kreu i prokurorisë publike të qytetit të Termini Imerese, Ambrogio Cartozio, tha se megjithëse jahti u fundos për shkak të një stuhie, ka të ngjarë që të mbytja e anijes të ketë qenë e qëllimshme.

Jahti u fundos pranë Palermos të hënën e kaluar, brenda disa minutave pas një stuhie.

Në jahtin e fundosur ndodheshin 22 persona dhe 15 prej tyre u shpëtuan.

jahti milioneri britanik sicili

Lini një Përgjigje