TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Nëntor 2024, 18:55

Pas SHBA-së, Rusia kërcënon edhe Francën: Stërvitja e ushtarëve ukrainas është përfshirje në luftë!

Shkruar nga Pamfleti

Pas SHBA-së, Rusia kërcënon edhe Francën: Stërvitja e

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi se fakti që Parisi po trajnon ushtarë ukrainas në një bazë ushtarake në Francë do të thotë se ai është i përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.

Më tej Lavrov shtoi se edhe dërgimi në Ukrainë  i raketave me rreze të gjatë SCALP të prodhuara në Francë është përfshirje e drejtpërdrejtë në konflikt me Rusinë.

"Presidenti francez Emmanuel Macron ka qenë një nga mbështetësit materialë më të zëshëm dhe më të mëdhenj të luftës, duke mbrojtur fitoren mbi Rusinë, për disfatën strategjike të Rusisë. Ushtarët ukrainas aktualisht po kryejnë stërvitjen e tyre në Francë, një brigadë e tërë sulmi shokuese po zhvillohet.

Të përgatitur në thelb, ata po marrin pjesë drejtpërdrejt në luftime. E njëjta gjë vlen edhe për përdorimin e raketave SCALP të prodhuara në Francë [në Ukrainë] të cilat janë identike me Stuhinë Shadow të Mbretërisë së Bashkuar”, theksoi kryediplomati rus.

lavrov

Lini një Përgjigje