TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Qershor 2023, 14:18

Pas rebelimit të Wagner, Putin mban fjalimin e parë

Shkruar nga Pamfleti
Pas rebelimit të Wagner, Putin mban fjalimin e parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë deklaratën e tij të parë që prej marshimit të grupit Wagner gjatë fundjavës, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në një forum industrial.

Gjatë fjalës së tij në një konventë të quajtur “Inxhinierët e së ardhmes”, Putin vlerësoi kompanitë për qëndrueshmërinë përballë sfidave të jashtme.

Është e paqartë se kur ishte koha apo vendi që Putin e regjistroi këtë deklaratë. Ai nuk përmendi asnjë marrëveshje në të cilën Prigozhin ra dakord në mënyrë që të tërhiqte trupat e tij dhe të vendosej në Bjellorusi.

Në një tjetër fjalim të mbajtur 2 ditë më parë, Putin akuzoi mercenarët Wagner për tradhti dhe i quajti veprimet e tyre një thikë pas shpine.

 

putin fjalim marshim wagner

Lini një Përgjigje