TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Tetor 2023, 22:02

Pas sulmeve të Erdoganit, Izraeli tërheq diplomatët nga Turqia

Shkruar nga Pamfleti

Pas sulmeve të Erdoganit, Izraeli tërheq diplomatët nga Turqia

Izraeli ka tërhequr diplomatët nga Turqia pas akuzave të Erdogan. Ky i fudnit sot u bë pejs ë emarhsimit pro Palestinës dhe e cilësoi Izraelin si pushtues.

Ministri i Jashtëm Eli Cohen tha gjithashtu se Izraeli do të vlerësojë marrëdhëniet e tij me Turqinë.

Duke pasur parasysh deklaratat e rënda që vijnë nga Turqia, unë kam urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë atje për të kryer një rivlerësim të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Turqisë”, tha ai.

Erdogan, i quajti sulmet e Izraelit në Gaza një “masakër” dhe tha se aleatët perëndimorë të vendit ishin “fajtori kryesor” pas atyre që ai i quajti krime lufte nga Izraeli.

 “Izrael, ne do të shpallim një vend kriminal lufte para botës. Ne po përgatitemi për këtë dhe do ta prezantojmë Izraelin në botë si vend kriminel lufte”, deklaroi ai.

 

Lini një Përgjigje