TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Shkurt 2025, 20:11

Pas bisedës me Putin, Trump telefonon Zelenskyn: Po hartojmë hapat për sigurimin e paqes!

Shkruar nga Pamfleti

Pas bisedës me Putin, Trump telefonon Zelenskyn: Po hartojmë hapat

Pas bisedës telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, presidenti i SHBA Donald Trump ka zhvilluar një bisedë edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.

Në një deklaratë, zyra e presidentit ukrainas thotë se në këto bisedime, fokusi ishte paqja në Ukrainë. Zelensky tha se presidenti Trump ka ndarë detaje nga biseda me Putinin.

"Sapo fola me Donald Trump. Biseda e gjatë. Për mundësitë e arritjes së paqes. Për gatishmërinë tonë për të punuar së bashku. Për aftësitë tona teknologjike, duke përfshirë dronët dhe prodhime të tjera moderne", tha Zelensky pas telefonatës.

"Ukraina dëshiron paqen më shumë se kushdo tjetër. Ne po përcaktojmë hapat tanë të përbashkët me Amerikën për të ndaluar agresionin rus dhe për të garantuar një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme", shtoi ai.

Më tej, Zelensky ka shprehur mirënjohjen ndaj presidentit të SHBA, për interesimin e tij që ka treguar për situatën në Ukrainë.

Lini një Përgjigje