
Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, i paraqitur nga PASOK, SYRIZA dhe grupime të tjera opozitare, u rrëzua nga parlamentime 157 vota.
Votimi erdhi pas disa orësh debatesh dhe përplasjesh mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe opozitës.
“I kërkojmë falje zonjës Konstantopoulou. “Partia jonë ka aftësinë të ruajë dinjitetin e saj dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë përballë një politikani që na ka quajtur vrasës kolektivë dhe organizatë kriminale”, theksoi Kryeministri Kyriakos Mitsotakis nga foltorja e Kuvendit gjatë debatit për mocionin e mosbesimit.
Ai tha se arma kryesore që opozita ka në dorë nuk është gjë tjetër veç mocioni i mosbesimit. “Dua të fokusohem në kohën kur opozita e bashkuar zgjodhi të bëjë këtë mocion mosbesimi, një mocion mosbesimi, siç thanë të gjitha partitë, synon largimin e kësaj qeverie””, tha Mitsotakis.
“Prej tre ditësh populli po shikon një paradë arrogance dhe hipokrizie”, tha Nikos Androulakis në fillim të fjalës së tij në debatin për mocionin e mosbesimit. Androulakis theksoi sërish se, “ka tre ditë që po bombardoni Parlamentin me lajme të rreme. Tashmë tre ditë, po t'i numërojmë, nuk gjejmë dot fillim dhe fund. Pse po e bën këtë? “Natyrisht, pas gjithë kësaj, ju dëshironi të fshehni përgjegjësitë tuaja kriminale për tragjedinë e Tempit.
Lini një Përgjigje