TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2026, 13:16

Parisi akuza Budapestit: Tradhëtuat BE-në, i zbuluat Putinit sanksionet që do përballej

Shkruar nga Pamfleti
Parisi akuza Budapestit: Tradhëtuat BE-në, i zbuluat Putinit
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot

Ministri i Jashtëm Jean-Noël Barrot tha se Budapesti shkoi kundër “solidaritetit që kërkohet midis anëtarëve të Bashkimit Evropian”.

Bisedimet e Hungarisë me zyrtarët rusë rreth sanksioneve ishin “një tradhti e solidaritetit që kërkohet midis anëtarëve të Bashkimit Evropian”, tha ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, në një intervistë të enjten.

Në fund të muajit të kaluar, diplomati më i lartë i Hungarisë, Péter Szijjártó, pranoi se kishte folur me zyrtarët rusë “mbi çështje që lidhen me sanksionet”, ndërsa BE-ja po shqyrtonte masa të reja ekonomike që synonin Moskën.

Pranimi i Szijjártó erdhi pasi ai u dëgjua në audio-incizime të publikuara nga një konsorcium që përfshin VSquare dhe TheInsider, duke zhvilluar bisedime miqësore me zyrtarë të lartë, përfshirë ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe zv.ministrin e Energjisë, Pavel Sorokin.

I pyetur në France Inter nëse rrjedhjet e informacionit e kishin shtyrë Barrot të mbante të fshehtë disa informacione gjatë takimeve të ministrave të jashtëm evropianë, ministri francez u përgjigj se ata me të vërtetë kishin “hedhur dyshime mbi integritetin e diskutimeve tona”.

“Ne duhet të mbetemi të bashkuar”, shtoi Barrot.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian i quajti rrjedhjet e informacioneve  "shumë shqetësuese". Edhe pse nuk ka pasur një përgjigje zyrtare evropiane, BE-ja ka kufizuar rrjedhën e materialeve konfidenciale në Hungari dhe si pasojë, udhëheqësit janë takuar në grupe më të vogla.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka qenë prej kohësh një nga udhëheqësit më pro-rusë të Evropës. Budapesti dhe Moska nënshkruan një marrëveshje në dhjetor për të zgjeruar lidhjet ekonomike, tregtare, energjetike dhe kulturore të të dy vendeve, sipas dokumenteve të hartuara nga qeveria ruse që u morën nga Politico dhe u botuan këtë javë.

Szijjártó i ka  hedhur poshtë këto zbulime  si ndërhyrje të huaja, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të Hungarisë të dielën. Orbán po përballet me një betejë të ashpër kundër sfiduesit Péter Magyar, partia e të cilit Tisza është shumë përpara në shumicën e sondazheve .

franca hungaria be rusia

Lini një Përgjigje