TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Prill 2025, 13:34

Paratë s'blejnë gjithçka! Musk del blof me çeqet mln dollarë, Gjykatën e Lartë në Wisconsin e fitojnë demokratët

Shkruar nga Pamfleti
Paratë s'blejnë gjithçka! Musk del blof me çeqet
Elon Musk duke shpërndarë çeqet për vota

Mbështetja e Presidentit Trump dhe paratë e Elon Musk nuk ishin të mjaftueshme për ta kthyer nga republikanët Gjykatën e Lartë të Wisconsin, e cila do të mbetet në drejtimin e  demokratëve.

Sipas CNN, kandidatja e mbështetur nga Partia Demokrate Susan Crawford duket se do të jetë fituesja e garës, duke ruajtur kështu shumicën liberale në këtë shtet kyç amerikan, më pak se tre muaj nga triumfi i Trumpit në zgjedhjet presidenciale, që i garantoi atij mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Crawford, nga gjykata e qarkut në Dane County, kishte përballë kandidatin konservator Brad Schimel, i cili kishte marrë përkrahjen publike të vetë kreut të shtetit në pjesën e fundit të fushatës.

Edhe pse zyrtarisht gara është jopartiake, fitorja e Crawford do të shihet si tejet domethënëse për demokratët jo vetëm Wisconsin por në mbarë vendin, duke qenë se votuesit e bojkotuan kandidatin e preferuar të Trumpit, çka konsiderohet një minus në sprovën politike të epokës së tij të dytë në drejtimin e vendit.

Pak ditë më parë, Elon Musk u shpërndau çeqe prej 1 milion dollarësh votuesve në Wisconsin. Votimi, që supozohej se mund t’i rikthente republikanëve kontrollin e kësaj gjykate, ishte shndërruar në një temë të nxehtë debati e këto u përshkruan si zgjedhjet gjyqësore më të shtrenjta në historinë e SHBA-së.

 

musk del blof me çeqet mln dollarë wisconsin

Lini një Përgjigje