TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Prill 2025, 11:14

Trump fut në 'kolaps' Italinë, moda, industria farmaceutike dhe ushqimore goditen rëndë nga tarifat e e reja

Shkruar nga Pamfleti
Trump fut në 'kolaps' Italinë, moda, industria farmaceutike
Meloni dhe Trump

Efekti i tarifave të SHBA ndaj kompanive italiane do të jetë masiv.

Moda, industria farmaceutike dhe ajo ushqimore do të jenë sektorët më të prekur, tha të mërkurën kreu i lobit kombëtar të industrisë.

Ai bëri thirrje që Europa të negociojë me presidentin amerikan Donald Trump për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm dhe paralajmëroi se Kina do të përfitonte.

“Do të duhet të vlerësojmë me shumë kujdes [efektet] e tarifave që do të shpallen nga Trump. Ekziston një rrezik për Italinë, Qendra jonë e Kërkimeve po e kuanitifikon ndikimin, i cili do të jetë masiv”, tha Emanuele Orsini për gazetën La Stampa.

Orsini tha se bizneset me eksporte më të larta  si sektori farmaceutik, industria e modës dhe ushqimore, si dhe makineritë e prodhimit  do të ishin ato më të prekura.

Ai gjithashtu paralajmëroi se nëse “Europa vazhdon ta ushqejë përplasjen e saj me SHBA-në, Kina do të përfitojë prej saj” dhe shprehu shpresën që Bashkimi Europian të mbetet i bashkuar në qasjen ndaj SHBA-së.

Orsini shtoi se shpreson që sipërmarrësit italianë të mos fillojnë ta konsiderojnë zhvendosjen e prodhimit jashtë vendit si pasojë e tarifave të reja.

 

tarifat trump

Lini një Përgjigje