TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Gusht 2025, 17:52

Paqja në Ukrainë, JD Vance: Putin ka bërë lëshime të mëdha, ka hequr dorë nga regjimi kukull

Shkruar nga Pamfleti

Paqja në Ukrainë, JD Vance: Putin ka bërë lëshime

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance thotë se Rusia ka bërë "lëshime të rëndësishme" drejt një zgjidhjeje të negociuar në luftën e saj me Ukrainën dhe ishte i bindur se po ecej përpara, pavarësisht mungesës së përparimeve të qarta drejt përfundimit të konfliktit.

Duke folur në emisionin “Meet the Press with Kristen Welker” të NBC-së, Vance tha se presidenti rus Vladimir Putin ka bërë disa lëshime, duke përfshirë edhe faktin që Ukraina do të marrë garanci sigurie që e mbrojnë nga agresioni i ardhshëm rus.

"Mendoj se rusët i kanë bërë lëshime të rëndësishme Presidentit Trump për herë të parë në tre vjet e gjysmë të këtij konflikti", tha Vance në komentet e transmetuara të dielën.

"Ata e kanë pranuar se nuk do të jenë në gjendje të instalojnë një regjim kukull në Kiev. Kjo ishte, sigurisht, një kërkesë e madhe në fillim. Dhe e rëndësishme është se ata kanë pranuar se do të ketë njëfarë garancie sigurie për integritetin territorial të Ukrainës", shtoi Vance.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha në një intervistë të transmetuar të dielën se një grup kombesh, përfshirë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duhet të jenë garantues të sigurisë së Ukrainës.

Të premten, Presidenti Donald Trump përsëriti kërcënimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë nëse nuk do të ketë përparim drejt një zgjidhjeje paqësore në Ukrainë brenda dy javësh, duke treguar zhgënjim ndaj Moskës një javë pas takimit të tij me Putinin në Alaska.

Vance tha se sanksionet do të shqyrtoheshin rast pas rasti, duke pranuar se dënimet e reja nuk ka gjasa ta nxisin Rusinë të binin dakord për një armëpushim me Ukrainën.

Vance vuri në dukje njoftimin e Trump këtë muaj për një tarifë shtesë prej 25% mbi mallrat indiane si ndëshkim për blerjet e naftës ruse nga Nju Delhi, si një lloj levash ekonomike që do të përdoret në ndjekje të paqes.

"Ai është përpjekur ta bëjë të qartë se Rusia mund të ftohet përsëri në ekonominë botërore nëse ndalon vrasjet, por do të vazhdojë të jetë e izoluar nëse nuk i ndalon vrasjet", tha Vance.

Lini një Përgjigje