TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Maj 2026, 13:20

Papa Leoni XIV: Jemi krijuar nga dëshirat, jo nga algoritmet

Shkruar nga Pamfleti

Papa Leoni XIV: Jemi krijuar nga dëshirat, jo nga algoritmet

Gjatë vizitës në universitetin “Sapienza” të Romës, Papa u bëri thirrje studentëve të mos dorëzohen përballë konkurrencës së pakufizuar dhe të besojnë tek e ardhmja.

Papa Leoni XIV vizitoi sot universitetin “Sapienza” të Romës, i cili numëron mbi 113 mijë studentë. Gjatë fjalës së tij, Ati i Shenjtë theksoi lidhjen mes kërkimit shkencor dhe besimit.

“Kushdo që kërkon, kushdo që studion, në fund kërkon Zotin. Do ta takojë Atë në bukurinë e krijimit, në forma të pafundme. Zoti deshi të lërë gjurmën e Tij në atë që jemi, si bij të Tij, të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Tij dhe falë krijimit të Tij”, deklaroi Papa Leoni.

Në universitet, Papa u prit nga mijëra studentë, pedagogë dhe anëtarë të stafit administrativ. Në fjalimin e tij, ai vlerësoi renditjen e lartë ndërkombëtare të shumë fakulteteve të “Sapienza”-s, si edhe angazhimin social të institucionit në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara, të burgosurve dhe refugjatëve që kanë mbërritur në Itali nga zonat e luftës.

Papa Leoni XIV: Jemi krijuar nga dëshirat, jo nga algoritmet

Papa kujtoi gjithashtu me kënaqësi marrëveshjen e nënshkruar së fundmi mes dioqezës së Romës dhe universitetit “Sapienza” për krijimin e një korridori humanitar, i cili do t’u mundësojë të rinjve nga Rripi i Gazës të studiojnë në Romë.

“Edhe në një botë që vuan dhe karakterizohet nga padrejtësi të mëdha, duhet ta dini se e ardhmja nuk është shkruar dhe askush nuk mund t’jua marrë atë”, u tha Papa të rinjve të pranishëm.

Në përfundim, Ati i Shenjtë i nxiti studentët të mos bien pre e logjikës së konkurrencës së pakufizuar, e cila, sipas tij, mund të sjellë izolim dhe ankth. Ai përsëriti edhe një herë mesazhin se “jemi krijuar nga dëshirat dhe jo nga algoritmet”.

papa studente mesazhi

Lini një Përgjigje