TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Dhjetor 2023, 07:54

Panik në det, tmerrohen pasagjerët e anijes norvegjeze; bllokohen 400 persona

Shkruar nga Pamfleti

Panik në det, tmerrohen pasagjerët e anijes norvegjeze; bllokohen 400

Anija norvegjeze po lundronte në Detin e Veriut.

Dramatik ka qenë lundrimi për disa pasagjerë të një anije që kishin destinacion Britaninë.

Ata u përballën me një det të egër, ku valët ishin 15 deri në 20 metra të larta. Anija norvegjeze po lundronte në Detin e Veriut.

Videot e pasagjerëve të tmerruar i tregojnë ata të veshur me jelek shpëtimi dhe duke pritur udhëzime nga stafi.

Rreth 400 persona ishin në bordin e MS Maud, raporton Daily Mail. Valët e mëdha që solli stuhia Pia shkaktoi probleme serioze për anijen.

Pasagjerët u përpoqën të mbaheshin pas karrigeve dhe tavolinave ndërsa dallgët goditën anijen. Pasi kapiteni iu dha urdhër që të shtriheshin në dysheme, pasagjerët edhe më të keqen për ta.

Anija mbërriti më 23 dhjetor në Britani, ndërsa vetëm një pasagjer u plagos.



Lini një Përgjigje