TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2023, 10:27

Panik dhe tmerr në avionin e pasagjerëve, 30 vjeçari hap derën e emergjencës gjatë udhëtimit (video)

Shkruar nga Pamfleti

Panik dhe tmerr në avionin e pasagjerëve, 30 vjeçari hap

Një person është arrestuar pasi hapi derën e emergjencës së një avioni pasagjerësh të ‘Asiana Airlines’, teksa avioni po ulej në Korenë e Jugut.

Të gjithë pasagjerët mundën të mbijetonin pa lëndime të rënda dhe avioni arriti të ulej me derën e hapur në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu.

Disa pasagjerë patën probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital, raportuan mediat lokale.

Burri, rreth të 30-ave, u arrestua pas uljes, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Fluturimi OZ8124 ishte nisur nga ishulli Jeju të premten në mëngjes me kohën lokale dhe pritej të ulej në orën 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu.

Një video e pasagjerëve, e shpërndarë në mediat sociale, tregon dinamikën e ngjarjes dhe ankthin e përjetuar nga pasagjerët të cilët goditeshin nga era e fortë.

Në avion ishin edhe shumë fëmijë, të cilët po udhëtonin për të parë një ndeshje sportive.

Prindi i njërit prej nxënësve i tha Yonhap: “Fëmijët po dridheshin, qanin dhe ishin të frikësuar”.

‘Asiana Airlines’ tha se policia ka nisur një hetim të plotë në lidhje me ngjarjen.

avion panik dera e emergjences

Lini një Përgjigje