TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2023, 10:21

Tragjedi në bregdetin grek/ Mbytet varka me emigrantë, 3 të vdekur dhe 12 të zhdukur; mes tyre dhe një 7-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në bregdetin grek/ Mbytet varka me emigrantë, 3 të

Një varkë me 17 emigrantë raportohet se është mbytur në brigjet e detit grek pranë Mykonos. Patrulla bregdetare e Mykonos nisi një operacion për shpëtimin e refugjatëve, pasi u sinjalizuan nga disa peshkatarë të cilët shpëtuan 3 refugjatë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30.

Sipas informacioneve deri më tani janë nxjerrë trupat e 3 personave të vdekur, dy gra dhe një burrë. Ndërkohë prej mëngjesit vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për të gjetur dhe 12 persona të tjerë që raportohen të zhdukur, mes tyre dhe një fëmijë në moshën 7-vjeçare.

BE prej kohësh është përballur me një valë emigrantësh që tentojnë të vijnë në Evropë nëpërmjet detit. Madje vendet e unionit kanë pasur përplasje me njëra-tjetrën kohët e fundit lidhur me faktin se kush duhet t’i strehojë ata. Kjo luftë ka sjellë edhe neglizhencën e vendeve të BE-së, sa i takon misoneve të shpëtimit në raste të tilla gjë që ka sjellë katastrofa të mëdha në humbjen e jetëve.

greqi varka emigrantët

Lini një Përgjigje