TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Janar 2025, 13:57

Pamje të pabesueshme nga Arabia Saudite, përmbytet Meka; uji merr me “vete” makinat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pamje të pabesueshme nga Arabia Saudite, përmbytet Meka; uji merr me

Imazhet satelitore tregojnë se Meka, është përmbytur pasi Arabia Saudite u godit nga shira të rrëmbyeshëm për shkak të një stuhie të hënën, që rrëmbeu makinat dhe shkaktoi shumë dëme.

Qendra Kombëtare për Meteorologjinë e këtij vendi ka lëshuar alarm të kuq për shkak të shiut të dendur në rajone përfshirë Al Qunfudhah, Al Ardiyat dhe Adam, dhe ka parashikuar që shiu në Mekë të vazhdojë në ditët në vijim.

Shiu i rrëmbyeshëm përmbyti Xhaminë e Madhe në Mekë, dhe detyroi vizitorët të largohen me shpejtësi.

Video amatore të filmuara nga pjesë të ndryshme, shfaqin qytetarët duke patur vështirësi të largohen nga niveli i madh i ujit, si dhe veturat që assesi të mund të lëviznin.

Madje shumë prej tyre uji i “merrte” me vete sikur të ishin të ndërtuara nga letra, dhe kjo krijoi situatë kaotike në këtë vend. 

përmbytje në mekë

Lini një Përgjigje