TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shtator 2023, 21:01

Pamje apokaliptike nga Greqia/ Stuhia “Daniel” shkakton 3 viktima dhe dëme kolosale, situata mbetet ende kritike  

Shkruar nga Pamfleti

Pamje apokaliptike nga Greqia/ Stuhia “Daniel” shkakton 3 viktima

Moti i keq dhe reshjet e dendura në 24 orët e fundit kanë paralizuar Greqinë. Situata e shkaktuar nga stuhia “Daniel” paraqitet tepër dramatike, me lumenjtë të cilët kanë vërshuar nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave duke përmbytur dhe marrë përpara gjithçka. Deri më tani janë regjistruar 3 viktima, mes të cilëve dhe një shqiptar.

Pamje apokaliptike nga Greqia/ Stuhia “Daniel” shkakton 3 viktima

Situata emergjente ka detyruar që të ndalohet lëvizja e trenave dhe bllokimi i disa rrugëve kryesore deri ditën e nesërme. Kompania greke Hellenic Train ka informuar se për shkak të dukurive të forta të motit, qarkullimit hekurudhor Lianokladi-Larisa do të mbyllet deri nesër të enjten me datë 09.07.2023.

Gjithashtu dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në zonën e Volos, ku ekipet e shpëtimit kanë zhvilluar operacione të shumta shpëtimi, duke u përpjekur të lokalizojnë personat e bllokuar nëpër shtëpitë e përmbytura.

Pamje apokaliptike nga Greqia/ Stuhia “Daniel” shkakton 3 viktima

Siç raportojnë mediat grek, me ardhjen e natës situata bëhet më e vështirë për ekipet e emergjencës, të cilët alarmojë me bilbil njerëzit që mund të jenë në nevojë.

Pamje apokaliptike nga Greqia/ Stuhia “Daniel” shkakton 3 viktima

Stuhia "Daniel" krijon probleme serioze në qytetin e Lamisë por edhe në Kardicë. Në Lamia, rrugët qendrore u kthyen në lumenj dhe u mbushën me gurë dhe materiale të ndryshme, duke bërë të pamundur qarkullimin në shumë vende.

Sipas lamiareport.gr, janë shkatërruar shtëpi dhe biznese, ku zjarrfikësit nuk kanë pasur kohë t'i përgjigjen thirrjeve të vazhdueshme të qytetarëve. Dëme të rënda janë shkaktuar edhe në qytetin e Tempos, ku dëme të mëdha kanë pësuar qindra kilometra rrugë rurale, mijëra hektarë kultura patate dhe fasule dhe kultura bajame, pjeshkë, rrush pa fara dhe gështenja.

Pamje apokaliptike nga Greqia/ Stuhia “Daniel” shkakton 3 viktima

Sipas ERT, kryebashkiaku i Tembos, Georgios Manolis, ka vizituar të gjitha zonat për të parë dëmet. Bashkia Tempo i ka kërkuar Mbrojtjes Civile dhe Qarkut të Thesalisë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Pamje apokaliptike nga Greqia/ Stuhia “Daniel” shkakton 3 viktima

Sipas raportimve nga bashkia Tempo përllogaritet që  një milion hektarë tokë bujqësore e mbjellur ndodhet aktualisht nën pushtetin e ujit.

Gjithashtu ndër zonat më të prekura janë dhe qytetet Epidaurus dhe Hermionida, për të cilat kryebashkiakët paraqitën kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

greqia stuhia

Lini një Përgjigje