TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Nëntor 2023, 08:43

Palestina i përgjigjet ashpër Izraelit pas bastisjes së spitalit Al-Shifa: Krim kundër njerëzimit!

Shkruar nga Pamfleti

Palestina i përgjigjet ashpër Izraelit pas bastisjes së spitalit

Ministrja e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez (PA) Mai al-Kaila ka akuzuar Izraelin se ka kryer një “krim të ri kundër njerëzimit, stafit mjekësor dhe pacientëve” duke kryer një operacion ushtarak brenda spitalit.

“Ne i mbajmë forcat pushtuese plotësisht përgjegjëse për jetën e personelit mjekësor, pacientëve dhe personave të zhvendosur në Al-Shifa”, tha ajo në një deklaratë të publikuar nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Autoriteti Palestinez qeveris pjesët e Bregut Perëndimor të pushtuar, të cilat nuk janë nën kontrollin e plotë të Izraelit dhe dominohen nga lëvizja Fatah, një rival i Hamasit. Prandaj, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga PA është e ndarë nga ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza. Al-Shifa është spitali më i madh në Gaza dhe si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja pretendojnë se Hamasi ka një bazë komanduese nën të  gjë që Hamasi e mohon.

 

lufta ne gaza palestina

Lini një Përgjigje