TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Prill 2023, 14:58

Orban sfidon BE, mbështet Donald Trump: Vazhdoni luftën, zoti President!

Shkruar nga Pamfleti

Orban sfidon BE, mbështet Donald Trump: Vazhdoni luftën, zoti

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbështetur ditën e sotme ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke i thënë që të “vazhdojë luftën”.

Trump po përballet me akuza për pagesa sekrete gjatë fushatës zgjedhore të 2016-ës.

“Vazhdoni të luftoni, zoti President. Ne jemi me ju”, tha Orban, transmeton Associated Press.

Orban ishte lideri i parë kombëtar evropian që mbështeti kandidaturën presidenciale të Trump në vitin 2016, të cilën ai e bëri katër vjet më vonë.

Gjatë zgjedhjeve parlamentare hungareze të vitit të kaluar, Trump e përshkroi Orbanin si një lider të fortë që e do vërtet vendin e tij dhe i dha atij merita për luftën kundër emigrantëve të paligjshëm.

Ndërkohë ju rikujtojmë se Donald Trump, është paditur tashmë, duke shënuar histori si ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza mbi çështje. Një juri në Manhatan ka votuar për të paditur Doland Trump, nën akuza që kanë të bëjnë me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë lidhur me pretendimet për mardhënie jashtëmartesore.

Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit ka hetuar ish-presidentin për ngjarjen që lidhet me pagesën  prej 130.000 dollarësh ndaj yllit të pornos Stormy Daniels që të heshte pasi kaluan natën bashkë. Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një president aktual ose ish-president do të përballet me akuza penale.

 

orban trump

Lini një Përgjigje