TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shkurt 2024, 16:23

Operacione kundër Shtetit Islamik në Turqi, arrestohen 34 persona

Shkruar nga Pamfleti

Operacione kundër Shtetit Islamik në Turqi, arrestohen 34 persona

Autoritetet turke kanë arrestuar 34 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, njoftoi se arrestimet janë kryer gjatë një operacioni të gjerë kundër grupit militant.

Së fundmi në Turqi janë shtuar operacionet kundër Shtetit Islamik, pas ngjarjes ku një person u vra brenda një kishe në Stamboll një javë më parë.

Të gjithë të arrestuarit e operacionit janë shtetas të huaj, të shpallur në kërkim nga Interpoli.

Një operacion i tillë është organizuar edhe të premten, ku autoritetet turke kanë arrestuar 25 persona, të dyshuar për të njëjtën ngjarje.

Sipas ministrit turk të Drejtësisë, Yilmaz Tunc, në mesin e të arrestuarve janë edhe dy sulmuesit e dyshuar, që paraprakisht ishin kapur nga policia.

Të dyshuarit kryesorë janë shtetas të huaj, njëri nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia.

 

 

turqi shteti islamik arrestime

Lini një Përgjigje