TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shkurt 2024, 13:46

Përse SHBA po hakmerret ndaj grupeve të Iranit duke përdorur pajisjet dhe jo personelin

Shkruar nga Pamfleti

Përse SHBA po hakmerret ndaj grupeve të Iranit duke përdorur

Edhe pse Biden është kritikuar për mos shënjestrimin e Iranit, strategjia është e qartë që të fokusohet në grupet e milicisë që janë drejtpërdrejt përgjegjëse për sulmet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar mbrëmjen e djeshme kundër grupeve të milicisë me bazë në Irak dhe Siri.

Më shumë se 150 sulme janë kryer kundër objekteve ushtarake amerikane që nga 7 tetori, duke sjellë vdekjen e tre ushtarëve amerikanë dhe mbi 40 mbetën të plagosur në një sulm në një bazë amerikane në veri të Jordanisë.
SHBA tha se synimi i saj ishte kundërsulmi duke u ndjerë e detyruar të vepronte pas vdekjes tragjike të tre ushtarëve amerikanë.

Ndërsa Iraku është shprehur se nuk është paralajmëruar për sulmet.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ditën e djeshme deklaroi se hakmarrja sapo ka nisur dhe do të vijojë në kohën dhe në vendet që do të vendosin ata. Ai kërcënoi duke thënë se nëse lëndojnë një amerikan, do të hakmerren menjëherë.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA këtë vit vendosin Presidentin Biden në lojë, duke e futur atë në një dilemë.
Edhe pse është e paqartë në këtë fazë nëse ky është fillimi i një fushate shumë më të gjatë, apo një tronditje e shkurtër, është gjithashtu një mundësi për të vlerësuar reagimet e brendshme përpara se të shqyrtohen opsionet e ardhshme.

Edhe pse Biden është kritikuar për mos shënjestrimin e Iranit, strategjia është e qartë që të fokusohet në grupet e milicisë që janë drejtpërdrejt përgjegjëse për sulmet.

Edhe pse sulmet ajrore të SHBA-së goditën 85 objektiva duke përdorur 125 armë me precizion, sulmi u krye me armë dhe jo me ushtarë.

Duket se si qëllim SHBA ka të shmangë viktima të tjera të mundshme, pasi pajisjet dhe armët mund të zëvendësohen, por jo ushtarët. Por duke parë aftësinë luftarake të grupeve të milicisë, Biden shpreson se ai ka dërguar një mesazh të qartë se sulmet e vazhdueshme ndaj personelit ushtarak amerikan nuk do të tolerohen./ Përshtati Pamfleti-Nga Sky News

 

Lini një Përgjigje