
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të përfshihet në një konflikt me Iranin, pavarësisht presionit në rritje për të ndjekur një qasje më të ashpër.
Deklaratat e tij vijnë vetëm pak orë pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi në një intervistë se marrëveshja tregtare mes Britanisë dhe SHBA-së mund të rishikohet.
Gjatë një seance në Parlament, Starmer pranoi se po përballet me presion të konsiderueshëm politik për të ndryshuar kursin, por theksoi se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar.
“Nuk do të ndryshoj mendje. Nuk do të përkulem. Nuk është në interesin tonë kombëtar të përfshihemi në këtë luftë dhe ne nuk do ta bëjmë. E di se ku qëndroj”, u shpreh ai.
Kreu i qeverisë britanike ritheksoi se politika e Londrës mbetet e fokusuar te shmangia e përfshirjes në konflikt, duke e konsideruar situatën si një çështje që nuk i përket drejtpërdrejt interesave të vendit.
“Ky nuk është konflikti ynë”, theksoi Starmer, duke riafirmuar angazhimin e qeverisë për të mos ndërhyrë ushtarakisht.
Lini një Përgjigje