TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Shkurt 2025, 22:27

Nuk ndalet Elon Musk, bën thirrje për mbylljen e “Zërit të Amerikës” dhe “Radio Europa e Lirë”!

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalet Elon Musk, bën thirrje për mbylljen e “Zërit

Miliarderi Elon Musk ka bërë thirrje që të mbyllen dy mediat që financohen nga taksapagueset amerikanë, Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë.

Ai shprehet se pas dy mediave janë persona të çmendur të së majtës radikale “që flasin me veten e tyre ndërsa shpenzojnë 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë”.

"1. Evropa tani është e lirë (pa përfshirë burokracinë shtypëse).

2. Askush nuk i dëgjon më.

3. Janë thjesht njerëz të çmendur të së majtës radikale që flasin me veten e tyre ndërsa shpenzojnë 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë", shkruan Musk në "X". 

Lini një Përgjigje