TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Shkurt 2025, 20:11

Koha për paqe në Ukrainë, administrata e Trump bisedime ‘kokë më kokë’ me liderët e BE-së për t’i dhënë fund luftës!

Shkruar nga Pamfleti

Koha për paqe në Ukrainë, administrata e Trump bisedime

Këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare thotë se zyrtarët amerikanë do të diskutojnë se si t'i japin fund luftës në Ukrainë gjatë kohës që do të jenë në Evropë.

Mike Waltz, theksoi se zyrtarët amerikanë do të flasin me zyrtarët evropianë këtë javë për mënyrën se si t'i japin fund luftës në Ukrainë. Komentet e tij vijnë disa orë pasi The New York Post raportoi se presidenti amerikan kishte mbajtur një telefonatë me Vladimir Putin për të diskutuar hapat drejt një rezolute.

Duke folur për partnerin tonë amerikan NBC News, Waltz aludoi për “biseda të ndjeshme që po ndodhin", por refuzoi të merrej me faktin nëse Trump kishte folur apo jo me Putinin. Kremlini gjithashtu nuk e ka konfirmuar.

Waltz tha se zyrtarët e lartë amerikanë që do të udhëtojnë në Evropë këtë javë do të diskutojnë zgjidhjet e luftës. Ai tha gjithashtu se ekonomia ruse nuk po ecën mirë dhe se Trump "është i përgatitur të taksojë, të tarifojë, të sanksionojë" Moskën për ta çuar Putinin në tryezën e bisedimeve.

Por ai tha gjithashtu se administrata Trump po kërkon të përdorë angazhimet e kësaj jave për të filluar bisedimet për tërheqjen e një pjese të ndihmës së SHBA-së për Ukrainën.

Ai shtoi se aleatët evropianë do të duhet të marrin një rol më të madh në mbështetjen e Ukrainës në vazhdim.

Lini një Përgjigje