TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Qershor 2023, 19:32

Nuk ndalen protestat në Serbi, paralajmërohet bllokimi i 10 qyteteve

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalen protestat në Serbi, paralajmërohet bllokimi i 10 qyteteve

Më mijëra qytetarë kanë mbushur sërish sheshin kryesor të Beogradit. Si çdo të shtunë qytetarët kanë dalë në protesta kundër Vuçiçit dhe qeverisë. Por ndryshe nga herët e tjera, ata kanë paralajmëruar se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, do të bllokojnë 10 qytete të vendit.

"Ose dhuna do të ndalet ose Serbia do të ndalet", tha komentatori Smiljan Banjac nga podiumi në protestën "Serbia kundër dhunës" .

Në fillim të fjalës së tij, ai përshëndeti qytetarët e mbledhur dhe i falënderoi ata, duke thënë se prej më shumë se gjashtë javësh janë mbledhur në rrugë dhe bëjnë thirrje për plotësimin e kërkesave të tyre.

“Në vend të faljes, kemi marrë vetëm ofendime. Në vend që të hiqnim frekuencat e ‘Pink’ dhe ‘Happy’, na erdhi njoftimi për një sezon të ri të reality shoë-t dhe ndërkohë anuluan shkollat”, tha Banjac.

Nuk ndalen protestat në Serbi, paralajmërohet bllokimi i 10 qyteteve

Nuk ndalen protestat në Serbi, paralajmërohet bllokimi i 10 qyteteve

Nuk ndalen protestat në Serbi, paralajmërohet bllokimi i 10 qyteteve

protesta serbi

Lini një Përgjigje