
Deputeti grek Spilios Kriketos është përjashtuar nga partia e tij. Mjaftoi një koment denigrues për emigrantët që partia e Kyriakos Mitsotakis të merrte masë ekstreme.
Duke u nisur nga tragjedia e anijes me emigrantë të fundosur pranë brigjeve greke, edhe pse e dënoi humbjen tragjike të jetëve përfshirë ato të fëmijëve, Kriketos u shpreh gjatë një interviste për kanalin Kontra në YouTube se Greqia “nuk mund të tolerojë më shumë të ardhur”, ndërsa i akuzoi emigrantët për vjedhje.
Fill pas kësaj interviste, ai u përjashtua nga radhët e Nea Demokracia.
“Mendimet, si ato të shprehura nga Spilios Kriketos nuk kanë vend në partinë tonë. Deklaratat të urrejtjes dhe raciste nuk janë pjesë e vlerave të forcës tonë politike”, thuhet në deklaratën e saj. Rojet bregdetare greke po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga fundosja e anijes që mori 78 jetë njerëzish, megjithatë shpresat për të gjetur ende dikë gjallë zbehen “çdo minutë”.
Lini një Përgjigje