TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Qershor 2023, 12:04

Tërmeti i fuqishëm shkund Francën, raportohet për shumë dëme materiale

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti i fuqishëm shkund Francën, raportohet

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Francën. Mediat shkruajnë se si pasojë e tërmetit një person është plagosur dhe janë shënuar shumë dëme materiale.

“Një tërmet me magnitudë 5.8 është regjistruar të premten në perëndim të Francës. Është tërmeti më i fortë i regjistruar në vend që nga viti 2002 dhe një nga tërmetet më të fortë të regjistruar në Francë në përgjithësi”, tha Ministri për Tranzicionin Mjedisor dhe Kohezionin Territorial, Christophe Bechy.

Tërmeti i fuqishëm shkund Francën, raportohet

Tërmeti ka ndodhur të premten në orën 18:38, me epiqendër mes qyteteve La Rochelle dhe Nior. Ndërkaq për shkak të tërmetit rreth 1100 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe se një linjë transmetimi është dëmtuar.

Po ashtu një pasgoditje me magnitudë 5,0 ballë Rihter është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Deux-Sèvres, në perëndim të Francës.

”Një tërmet me magnitudë 5,0 ballë u ndje mëngjesin e sotëm në orën 04:27 në të njëjtën zonë të #DeuxSevres”, tha prefektura në një deklaratë sot në mëngjes.

Tërmeti i fuqishëm shkund Francën, raportohet

“Zjarrfikësit janë mobilizuar dhe kryejnë aksione zbulimi, për t’iu përgjigjur thirrjeve dhe për të kontrolluar gjendjen e ndërtesave, veçanërisht ato të dëmtuara gjatë tërmetit të parë”, shtoi prefektura e Deux-Sèvres.

Tërmeti i fundit me magnitudë më të madhe se 5,0 ballë në Francë daton në vitin 2019.

 

tërmeti i fuqishëm shkund francën

Lini një Përgjigje